April 30

Blogu, Projekte

Çfarë mësova nga përdorimi i 4 platformave të ndryshme brenda një jave

Do doja të thosha se pata një javë normale por fatmirësisht duhet të pranoj se ishte mjaft interesante dhe me intensitet.

Ditën e mërkurë drejtova një trajnim 1.5 orësh me 8 persona duke përdorur EyeOn ku mësuam për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave të klientëve. Sesioni shkoi mjaft mirë dhe me një nivel të kënaqshëm angazhimi nga pjesëmarrësit.

Më pas, të enjten, isha pjesëmarrës në një trajnim me Zoom mbi temën e prezantimeve dinakime. Mu desh të largohesha para mbarimit pasi duhet të bëja hapjen e një uebinari tjetër me WebinarNinja i cili filloi në WebinarNinja dhe mbas 45 minutave kaloi në një platformën tjetër – BigBlueButton.

Nuk mund të them që këto janë shumë të zakonshme por përballja me platforma, audienca, tematika të ndryshme mi bën ditët vërtetë shumë interesante.

Çfarë mësova nga eksperienca në 4 platforma për video konferenca?

  1. Njerëzit përshtaten shumë më kollaj kur kanë dëshirë apo nevojë
  2. Platformat online na ndihmojnë të lidhemi por edhe krijojnë barriera
  3. Shpejtësia e internetit aktualisht është një nga sfidat kryesore pasi jo të gjithë e kanë njësoj
  4. Adoptimi më i mirë i platformave online vjen vetëm nga përdorimi
  5. Njerëzit entuziazmohen fillimisht por pastaj është shumë e kollajtë të rikthehen në ‘status-quo’


Rreth autorit

Elvisi

Gjithashtu mund të lexoni

Teatri: Amplifikim zëri

Covid-19: Situata e internetit sipas ISP-ve kryesore në Shqipëri

Prezantimi te enjten, 30 prill, ora 16:00-16:00 me Zoom

Forma dinamike që krijuam për mbledhjen e dhurimeve

Lini komentin tuaj

Adresa e email nuk do publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohuni sot me email