May 2

Blogu

Covid-19: Situata e internetit sipas ISP-ve kryesore në Shqipëri

Me datë 21 prill Namex.it në Romë bëri një takim virtual me përfaqësues të ISP-ve kryesore në Shqipëri për të raportuar mbi ndikimin e Covid-19.

Ndikimet kryesore ishin rritja e kërkesës për internet dhe rënia e shpejtësisë së internetit (ngarkimi & shkarkimi) që u ndikua drejtë-për-drejtë.

Interesant ishte raporti krahasues i Starnet për rritjen e kërkesës për internet (bandwidth) dhe rënies së përgjithshme të shpejtësisë nëpër vendet e ndryshme, përfshi edhe Shqipërinë. Prezantimi bëri një panoramë të ndikimit për shërbimet e internetit në gjithë Europën dhe më gjerë, duke u krahasuar me ato të Shqipërisë.

Gjatë prezantimit te Starnet.
Rënia e shpejtësisë sipas shteteve kyresore europiane, Shqipëria pësoi rënie me 18%. E dyta mbas Gjermanisë.

Rritja me rreth 30% të përdorimit të internetit erdhi kryesisht nga përdoruesit nga shtëpia.

Sipas Tring, rritja në përdorim ishte me këto përqindje:

  • 25% YouTube
  • 25-30% Facebook & Instagram
  • 50% – për video konferenca si Zoom, faqe interneti, etj.

Fatmirësisht shkëputjet dhe problemet me internetit ishin minimale duke bërë që të kishte vijimësi në ofrimin e këtij shërbimi për të gjithë abonentët.

Rritja e përdorimit të shërbimeve për video konferenca ishte një zhvillim interesant edhe për ISP-të të cilat e panë që ky është një shërbim që duhet të përmirësohet dhe ofrohet më i plotë në vijim.

MCN raportoi një situatë të qëndrueshme, ndonëse jo rritje të shitjeve, por rritje të përdorimit nga gjithë abonentët e tyre.

Për më shumë ju ftoj ta ndiqni videon e plotë këtu:



Rreth autorit

Elvisi

Gjithashtu mund të lexoni

Aplifikim zeri: Teatri kombetar

“Epoka e kapitalizmit mbikëqyrës”, nga prof. Shoshana Zuboff

Teatri: Amplifikim zëri

Çfarë mësova nga përdorimi i 4 platformave të ndryshme brenda një jave

Lini komentin tuaj

Adresa e email nuk do publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohuni sot me email