July 6

Blogu

“Epoka e kapitalizmit mbikëqyrës”, nga prof. Shoshana Zuboff

Profesoresha nga Harvardi, Shoshana Zuboff, shkroi një libër monumental rreth rendit të ri ekonomik që është vërtetë shqetësues.

Libri titullohet “The Age of surveillance Capitalism” – Epoka e kapitalizmit mbikëqyrës”, i cili zbulon se si kompanitë më të mëdha teknologjike menaxhojnë dhe shfrytëzojnë të dhënat tona në mënyra të reja që janë pak të dukshme dhe të kuptueshme nga shumica e njerëzve sot në botë.

Ky është një nga ato dokumentarët që të ndihmon të hapësh sytë dhe kuptosh anën e errët të kapitalizmit teknologjik që dominon këtë epokë në të cilën jetojmë. Lexoni dhe shkrimin te The Guardian.

Mjetet dhe mënyrat se si shumë prej kompanive të mëdhaja mbledhin të dhënat tona dhe më pas i përdorin ato për të kuptuar, kushtëzuar dhe ndikuar drejt-për-drejtë në sjelljen dhe vendimet tona të përditshme, janë shumë pak të kuptuara nga shumica prej nesh.

Askush nuk është i pa prekshëm, për sa kohë që është i ‘lidhur me sistemin’ dhe madje e ka shumë të vështirë të distancohet pa humbur shumë nga ‘lehtësirat’ teknologjike dhe sociale që ofron ky sistem i ri shërbimesh teknologjike dhe sociale.

Google dhe Facebook janë ndër shembujt kryesorë, por që ndiqen lehtësisht nga gjithë kompanitë e tjera sot nëpër botë duke shfrytëzuar të dhënat tona dhe krijuar një sistem mbikëqyrje që prek çdo aspekt të jetëve tona.

“Të dhënat e tepërta” (residual data) janë ato lloj të dhënash që njerëzit i gjenerojnë pa dijeninë e tyre dhe që kompanitë e mëdha si Google kanë zbuluar se si mund t’i përdorin për të shitur më pas reklama te bizneset dhe kompanitë e tjera, por jo vetëm kaq. Përdorimi i ‘të dhënave’ tona nuk ndalon me aq dhe nuk qëndron vetëm në duart e një kompanie, pasi këto të dhëna shiten dhe rishiten, bashkohen dhe ndahen sipas nevojave dhe dëshirës së dhjetëra e qindra kompanive të tjera sekondare të cilat gjithashtu duan të shfrytëzojnë të dhënat që gjenerohen në një platformë, për të përmirësuar dhe monetizuar platformat dhe shërbimet e tyre.

Kjo është një situatë që kemi nevojë ta kuptojmë të gjithë dhe rrjedhimisht të fillojmë të reagojmë, minimalisht duke e mbrojtur privacinë dhe sigurinë tonë më mirë, por njëherazi duke u bërë pjesë e nismave ligjorë lokale dhe ndërkombëtare.

Dokumentari me profesoreshë Shoshanën është një pikënisje fantastike me baza të shëndetshme shkencore dhe me shumë pika të denja për reflektim dhe hulumtim më të thellë për të gjithë. Lexoni dhe shkrimin te The Guardian dhe mund ta blini librin e saj direkt nga Amazon apo faqe të tjera.



Rreth autorit

Elvisi

Gjithashtu mund të lexoni

Aplifikim zeri: Teatri kombetar

Teatri: Amplifikim zëri

Covid-19: Situata e internetit sipas ISP-ve kryesore në Shqipëri

Çfarë mësova nga përdorimi i 4 platformave të ndryshme brenda një jave

Lini komentin tuaj

Adresa e email nuk do publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohuni sot me email