April 16

Forma dinamike që krijuam për mbledhjen e dhurimeve

play

Projekte, Video

0  comments

Kishim disa kohë që e diskutonim mundësinë e krijimit të një sistemi për mbledhjen e dhurimeve nëpërmjet faqes zyrtare të kishës dhe u desh një situatë pandemie si kjo që të na nxiste të bënim diçka konkrete në këtë drejtim.

Kjo video ju shpjegon në mënyrë të mbledhur se si iu përgjigjëm nevojës së kishës për:

  1. Ofruar mënyra konkrete se si njerëzit mund të dhurojnë;
  2. Mbledhur të dhëna bazë për burimin dhe synimin e çdo dhurimi;
  3. Krijimin e një procesi që është sa më intuitiv dhe i thjeshtë për shumicën e rasteve;

Për të përmbushur këto nevoja, krijuam:

  1. Një faqe statike dhurimesh, me të dhënat bankare të kishës;
  2. Një formë dinamike ku njerëzit mund të japin të dhënat e nevojshme;
  3. Integruam opsion për të dhuruar direkt nga interneti me PayPal me kartë debiti ose krediti.

Ky është vetëm një shembull i përdorimit të formave dinamike për të mbledhur të dhëna dhe dhurime nëpërmjet faqes së internetit, por nuk është e vetmja zgjidhje që mund të realizohet nëpërmjet formave dinamike.

Format dinamike përdoren gjerësisht për të mbledhur të dhëna, bërë kuize, ofruar shërbime, forma kontakti, forma llogaritëse në internet, etj.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ceremonia përkujtimore për heroin tim në besim Ravi Zacharias

Si të shtoni fansat e faqes në Facebook në mënyrë organike

Leave a Repl​​​​​y

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}