Konferenca Spark.me ne Mal te Zi

Në 30-31 maj do jem në konferencën Spark.me në Tivar

Vjet nuk arrita të marrë pjesë por këtë vit të ri 2020 planifikoj të jem te konferenca vjetor dixhitale në Tivar, Mal i Zi. Është një konferencë që tashmë e ka stabilizuar vetveten për rajonin dhe zhvillohet me sukses prej vitit 2013. Shumica e pjesëmarrësve janë nga vendet e ish-Jugosllavisë por gjithsesi mbetet mjaft interesante si një mundësi për t’u shkëputur nga rutina e përditshme dhe për t’u frymëzuar nga disa folës mjaft të mirë.

Kjo konferencë është deri diku edhe një kujtesë e përvitshme për mua pasi këtë blog e nisa gjatë ditëve të konferencës dhe shpresoj ta çoj më tej këtë vit.

Detajet i gjeni te linku

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top