thyerje sigurie

Një thyerje tjetër sigurie!

Rishtazi lexova një shkrim që raportonte për një thyerje të radhës që del në publik ku fjalëkalimet dhe akseset e vjedhura ishin bërë publike.

Mendohet të jenë ekspozuar plot 773 milion adresa e-mail-i dhe 21 milion fjalëkalime unike.

Ndërkohë që kjo situatë nuk do jetë as e para dhe as e fundit dhe është e sigurtë që do ketë raste të tjera.

Një shërbim i mirë për të kuptuar nëse jeni edhe ju viktimë e vjedhjes së adresës tuaj është ky këtu, që mund ta përdorni në çdo kohë dhe me çdo adresë që dispononi.

Gjasat janë që adresa juaj do jetë hakuar diku!

Një nga teknikat më të mira që të siguroheni që llogaria juaj qëndron e sigurtë është përdorimi i sigurisë me dy nivele.

Me këtë rast ju ftoj të rishikoni regjistrimin e Uebinarit për Sigurinë.

Leave a Comment

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *