Shkenca ne E Diell - 17 shkurt 2019

Një video ndryshe në Top Channel

E nisa si një iniciativë ndryshe nga ato që ndërmarr zakonisht.

E mora përsipër pasi është ndryshe!

Ndryshe për nga format dhe tematikat!

Zakonisht bëj prezantime apo trajnime për tema mbi marketingun dhe internetin! Kjo rubrikë kërkon tema dhe ide nga fusha e shkencës dhe teknologjisë. Ndonëse, nuk e kisha imagjinuar ndonjë herë që do flisja për tre ligjet e lëvizjes së Njutonit dhe t’i ilustroja në këtë mënyrë.

Ndryshe për nga audienca!

Ky, mbase, është edhe ndryshimi më i madh për mua. Është audiencë më e madhe dhe shumë më e gjerë për nga niveli dhe qasja që kërkon.

Ndryshe për nga mediumi!

Ndonëse nuk mund të them që nuk e kam shkelur skenën apo studion në të kaluarën, kjo është një qasje ndryshe sepse dallon nga intervistat nëpër televizione apo performancat si artist në të kaluarën. Kësaj here duhet të ‘performoj’ dhe prezantoj tematika për audienca që nuk më është dashur t’i arrij në këtë lloj formati më parë.

Jam shumë rehat të shkruaj një tekst dhe ta publikoj në një blog, praktikisht kjo që po bëj tani. Por në të njëjtën kohë bazat e cdo prezantimi janë të njëjta. Pra në cdo rast të duhet një tematikë, një teksti i përgatitur dhe menduar mirë. Një format dhe medium që të lejon të komunikosh me audiencën e synuar. Pastaj….pastaj nuk të ngelet gjë tjetër vec se të presësh për të parë se si do të pritet.

Ndaj, po pres..

Leave a Comment

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *