E diell ne Top Channel

Pjesë e emisionit “E diell” në Top Channel

Nuk e kisha imagjinuar ndonjë herë por ja që po ndodh.

Për ca kohë besoj do jem pjesë e emisionit “E diell” në Top Channel si prezantues i një rubrike që do trajtojë zhvillimet më të fundit nga teknologjia dhe shkenca.

Është një eksperiencë e re dhe shumë ndryshe nga çfarë bëj zakonisht, por gjithsesi padyshim shumë e bukur dhe sfiduese.

Mendoj që është e bukur sepse do jem duke punuar me një staf të mrekullueshëm dhe mjaft të përgatitur. Ndërkohë, duhet të pranoj edhe sfidën për veten për t’u përshtatur dhe komunikuar me një audiencë më të gjerë televizive ku duhet të trajtoj tema të cilat i konsumoj çdo ditë por që tashmë do duhet dhe t’i komunikoj në një mënyrë të re.

E shoh si një sfidë të mirë dhe të duhur që do më lejojë të zgjeroj botëkuptimin dhe qasje time për të tashmen dhe të ardhmen dhe sigurisht si një mundësi e re.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *