Prezantimi historik mbi librin “Naltësimi i Ikanderit” me z. Mal Berisha

Me datë 17 janar pata kënaqësinë të rimarr pjesë në prezantimin e radhës me ish-ambasadorin dhe studiuesin z. Mal Berisha. Aktiviteti ishte prezantimi i tij i tretë historik, kësaj radhe mbi librin e Benjamin Disraelit “Naltësimi i Iskanderit”, të cilin ai e përktheu dhe botoi në gjuhën shqipe.

Aktiviteti përkoi me 552 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Benjamin Disraeli ishte dy here Kryeministër i Britanisë së Madhe, por gjatë rinisë së tij udhëtoi gjerësisht dhe pati një karrierë si shkrimtar. Ai e shkroi këtë libër, i cili është një vepër letrare, gjatë periudhës së romantizmit në Europë, duke nxjerrë në pah personalitetin njerëzor, imagjinatën, bukurinë dhe ndjenjat.

Ashtu si edhe në prezantimet e tjera të organizuara në ambientet e Fondacionit Ivanaj mbi dy amerikanë të shquar që në fillimet e viteve 900’ që patën ndikim në historinë e Shqipërisë (Charles T. Erickson & Herman Bernstein), z. Berisha na çoi në një tjetër dimension historik, duke përfshirë në prezantimin e tij detaje të së shkuarës, që rezultojnë nga një studim i thellë i materialeve nga burime të ndryshme, si dhe muzikë nga opera “Skënderbeu” e Vivaldit.

Patëm kënaqësinë e një pjesëmarrje maksimale, që përfshinte edhe një grup të madh studentësh të shoqëruar nga Prof. Teuta Starova. Disa nga miqtë e shquar gjithashtu vazhduan me fjalime dhe komente si p.sh. ish ambasadori dhe ministri Besnik Mustafaj, Prof. Nevila Nika dhe Dr. Enver Bytyçi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top