Pse kam rënë në dashuri, si marketier, me Funnelytics.io

Pamje nga Funnelytics.io

Që nga fundi i tetorit kam qenë vazhdimisht duke testuar,verifikuar, mësuar dhe kuptuar çfarë ndihme e paparë paska qenë Funnelytics.io si platformë.

Si marketier, për çdo fushatë që menaxhoj, më duhet të shoh një tufë me raporte për të kuptuar efikasitetin e fushatës dhe rezultatet sipas sjelljes së vizitorëve online dhe offline.

Për të analizuar fushatat online, si fillim, futem në Google Analytics që të shoh sa vizitorë kanë ardhur në total dhe sa kanë ardhur për fushatën në fjalë. Pastaj, filloj t’i ndajë nga kanë ardhur si përqindje (burimet), sa dhe si janë sjellë në faqe, etj.

Gjithashtu, për të kuptuar situatën më imtësisht, filloj të shoh performancën e:

  • fushatave me reklamë nëpërmjet Facebook Ads;
  • fushatave me reklamë nëpërmjet Google Ads;
  • fushatave me mesazhe nëpërmjet Marketingut me Email;
  • qasjen e postimeve mediat sociale si Facebook, Instagram, LinkedIn, etj.
  • pyetjet, komentet, përshtypjet, reagimet, etj.
  • kontaktet që janë krijuar (leads) dhe idealisht
  • sa prej tyre janë konvertuar në klientë.

Pastaj fillon puna e optimizimit dhe mirëmenaxhimit të të gjithave kanaleve në mënyrë individuale.

Analizimi i gjithë këtyre elementëve, hallkave dhe ndërlidhjes ndërmjet tyre, për t’i optimizuar më pas, është një proces i ndërlikuar që sigurisht kërkon angazhimin dhe eksperiencën në rritje për ta bërë sa më mirë.

Në thelb, dua të krijojë një pasqyrë të të gjithë procesit të shitjes, me të gjitha etapat dhe mundësisht të mas sa efikas ka qenë çdo kanal që nga fillimi drejt synimit përfundimtar.

Funnelytics më ndihmon jo vetëm të skicoj çdo hallkë kryesore në procesin e shitjes (funnel) por edhe të mas dhe përmirësojë raportet e konvertimit në mënyrë të vazhdueshme.

Shembull i një hinke (funnel) të thjeshtë për uebinarin që zhvillohet së shpejti

Siç mund ta shihni, uebinari ka një faqe prezantuese (Landing Page) që gjendet në mes dhe gjithë shigjetat e tjera rreth e rrotull janë kanale/burime vizitorësh që shkojnë direkt te ajo faqe. Për këtë fushatë nuk janë listuar të gjitha kanalet që janë përdorur por po e përdorim për të ilustruar lehtësinë që të krijon ky skicim vizual i vetë procesit të regjistrimit të vizitorëve në uebinar.

Besoj se kjo e bën më të lehtë.

Nuk dua të zgjatem më shumë te ky postim por besoj se mund ta kuptoni diferencën.

Por kur i përmbledh të gjitha këto dua të kuptoj sa më qartazi që mundem kush ka sjellë vizitorët me koston optimale dhe sa ka qenë raporti i konvertimit të këtyre vizitorëve në kontakte (leads) dhe idealisht edhe klientë.

Të gjithë kësaj skeme i shtohet edhe fakti që e gjithë kjo situatë është dinamike, pra ndryshon vazhdimisht dhe ndikohet nga shumë faktorë, shpesh kyç, të cilët është e vështirë t’i kesh të qartë në çdo moment.

Hopa… futet Funnelytics, sidomos me versionin pro që të ofron edhe analizimin e vizitorëve dhe raporteve të konvertimit për çdo burim dhe hallkë në hinkën (funnel) e fushatës që po bën.

Shembull i një hinke (funnel) të thjeshtë

Ky imazh (nga Funnelytics) më ndihmon vizualisht me skicimin e udhëtimit të vizitorëve, në këtë rast donatorëve. Pra ata mund të shkojnë direkt në “Home Page” faqen kryesore ose në “Give Page” që është një prej faqeve kryesore prezantuese (Landing Pages) që përdoret për këtë fushatë. Pastaj shigjetat tregojnë etapat nëdër të cilat kalojnë vizitorët dhe donatorët e mundshëm.

Leave a Comment

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *