Uebinar 3 faqe WordPress

Uebinar: Si të ndërtoni faqen tuaj me WordPress, 17 janar 2019

Në dhjetor lançova trajnimi e radhës për mënyrat e sprovuara se si ju mund të ndërtoni faqen tuaj të parë apo të radhës me WordPress.

Para aktivitetit pati mjaft interes dhe kjo ishte shumë inkurajuese ndonëse pjesëmarrja pastaj nuk ishte aq e lartë sa parashikohej, por gjithsesi besoj që kjo nuk e zhbën faktin që kishte interes.

Rrjedhimisht, ky uebinar synon t’i vijë në ndihmë atyre prej jush që nuk arritët të vinit për të marrë pjesë fizikisht.

Do jetë pak a shumë i njëjti prezantim por mbase me ca shembuj më shumë pasi kësaj here i gjithë prezantimi do jetë direkt nga kompjuteri ku mund të punohet më kollaj për të ilustruar shembujt dhe parimet kryesore.

Nëse jeni të interesuar, mos nguroni të regjistroheni duke vizituar faqen zyrtare këtu.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *